Udhëzues hap pas hapi se si të përdorni veçoritë e aplikacionit tonë.
Shkarko RruGO nga App Store ose Google Play. Vazhdo me email, Google ose Apple ID.
Shkruaj emrin, mbiemrin dhe qytetin. Shto një foto që shoferët dhe pasagjerët të të njohin.
Merr një kod me SMS ose WhatsApp dhe shkruaje. Numri yt nuk u shfaqet pasagjerëve.
Te Udhëtime zgjidh Gjej udhëtime, vendos qytetin e nisjes, destinacionin dhe datën, pastaj kliko Kërko udhëtime.
Krahaso orarin, çmimin, vendet e lira dhe vlerësimin e shoferit. Shenja e gjelbër do të thotë ID e verifikuar.
Hap udhëtimin dhe kliko Rezervo. Te disa udhëtime dërgon kërkesë dhe shoferi e pranon. Çdo prekje rezervon një vend.
Te Udhëtime zgjidh Posto udhëtim. Vendos qytetin e nisjes dhe destinacionin.
Zgjidh datën dhe orën, sa vende ke të lira dhe çmimin për vend. Mund ta përsërisësh në disa ditë.
Shiko përmbledhjen, zgjidh veturën dhe nëse do ta pranosh çdo rezervim vetë. Kliko Posto.
Pas rezervimit, kliko Kontakto shoferin dhe merruni vesh për vendtakimin. Numri i telefonit nuk ndahet.
Kur rezervimi pranohet, hapet automatikisht një chat grupi me shoferin dhe pasagjerët e tjerë.
Mos bëj pagesa paraprake te shoferi. Chati i grupit fshihet kur udhëtimi përfundon. Nga koka e bisedës mund të raportosh dhe bllokosh.
Hap Udhëtimet e mia dhe gjej rezervimin te Të rezervuara. Kliko tre pikat në kartën e udhëtimit.
Zgjidh Anulo vendin dhe konfirmo me Po. Shoferi njoftohet. Mund të anulosh deri 30 minuta para nisjes.
Kur udhëtimi përfundon, aplikacioni të pyet si ishte. Zgjidh 1 deri në 5 yje dhe shto një koment nëse do.
Mund të vlerësosh edhe më vonë me butonin Vlerëso te udhëtimi. Zgjidh çfarë shkoi mirë ose çfarë mund të ishte më mirë.
Te udhëtimi kliko mbi shoferin ose pasagjerin dhe zgjidh Raporto përdoruesin. Kjo mundësi hapet pasi udhëtimi përfundon. Nga chati mund të raportosh edhe me flamurin.
Zgjidh çfarë ndodhi, shto detaje dhe dërgoje. Ekipi ynë e shqyrton çdo raportim.